Nëse do bënim një listë me personazhet shqiptarë që i thonë gjërat troç pa iu dridhur qerpiku, Ana Lika është një prej tyre. Pikërisht kjo cilësi e bën që Ana Lika të pëlqehet shumë nga fansat pasi është shumë mendje-hapur dhe ekspresive.
Ana është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet, ndërkohë që së fundmi na ka prezantuar me mashkullin për të cilin i bën zemra “bam”. Bëhet fjalë për këngëtarin dhe aktorin e njohur turk, Murat Boz, të cilin mesa duket e simpatizon shumë.
"Im shoq", shkruan Anna me humor krahas postimit, duke etiketuar këngëtarin.
imshoq from Vimeointv.al on Vimeo.