INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Imagjinata si në filma'/ Ja si i fshehin shqiptarët telefonat për ti futur në BURG [FOTO]

'Imagjinata si në filma'/ Ja si i fshehin shqiptarët telefonat për ti futur në BURG [FOTO]

Publikuar më: 16:05 19-01-2019

Shqiptarët duket se i kanë sofistikuar gjithnjë e më shumë mënyrat me të cilat tentojnë të fusin në burgje sende te ndaluara. Nga Burgu i Lezhës, policia mes sendeve që tentoheshin të futeshin në qeli, ka zbuluar se në një tenxhere ishin fshehur 3 celularë dhe aksesorët përkatës.

Tenxherja ishte e mbushur me gjellë (fasule) dhe poshtë kishte një fund të dyfishtë. Punonjësit e policisë së burgjeve i kanë bërë një kontroll të imtësishëm, dhe kanë mundur të zbulojnë celularët e fshehur, megjithëse fundi i dyfishtë ishte maskuar shumë mirë. Materialet e çështjes i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulimin e autorëve të saj.

Ky nuk është rasti i parë, kur sendet e ndaluara si celularë apo drogë synohet të futen në burgje me mënyra të sofistikuara. Pak muaj më parë në burgun e Lezhës policia kapi një top futbolli të fryrë, që u hodh nga jashtë rrethimit të burgut dhe që në brendësi kishte 3 celularë. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë të ditur se vetëm gjatë muajit janar 2019 policia e burgjeve ka mundur të kapë 15 celularë, që tentonin të futeshin, apo ishin futur në burgje.

telelf.PNG

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0023012161254883