INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Imamët e vetëshpallur në gjykatë: S’keni prova! Për cilin terrorizëm flet Rama...

Imamët e vetëshpallur në gjykatë: S’keni prova! Për cilin terrorizëm flet Rama...

Publikuar më: 10:48 19-04-2016

Imamët e vetëshpallur të akuzuar për thirrje kundrejt të rinjve për të luftuar në Siri, në seancën dytë të mbrojtjes, pas pretencës së prokurorisë, që kërkoi 150 vite burg në total për nëntë të akuzuarit kanë thënë se ata po dënohen pa prova.

Gerti Pashja, një prej imamëve të vetëshpallur tha se ata po dënohen se shteti ynë se i ka dhënë besën amerikanëve. Ai ka tentuar ta politizojë. “Për cilin terrorizëm, flet Rama, për bombat që vihet në Tiranë?!” – tha ai.

Madje Pashaj ka ngritur dhe një pyetje, çfarë i duhet ambasadës së SHBA-së, që merret me gjyqin e tyre. Madje ai kërkuar që të rihapet proçesi, por Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e tij.
Gent Pashaj shtoi se i kanë bërë presion, që të njoh Komunitetin Mysliman Shqiptar. Kjo është luftë e hapur ndaj fesë islame.
Ndërsa imami tjetër i vetëshpallur, Fadil Muslimani tha: “Prokurorja ka manipuluar dhe ka mashtruar.”
Një tjetrë i pandehur, Zeqir Imeri, kërkoi që ata të mbrohen vetë gjatë proçesit duke kërkuar që tu hiqen avokatët, pasi nuk kanë nevojë.

Ndërsa Bujar Hysa, u shpreh i bindur se ata do të fitojnë pafajësinë. “Na mbani mend mirë, se kur të dalim nga këtu do jemi krenar”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834