INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Imazhet që publikohen për herë të parë të Jupiterit [VIDEO]

Publikuar më: 11:00 05-09-2016

Imazhet e anijes së NASA-s Juno kanë sjellë imazhe të jashtëzakonshme nga polet e Jupiterit. Imazhet e pabesueshme tregojnë sistemin e stuhive dhe veprimtaritë e motit “ndryshe nga çdo gjë që ishte parë më parë”.

Ato tregojnë kushtet e stuhive, retë e larta dhe një ngjyrë të çuditshme blu në planet. Anija udhëtoi më 27 gusht përreth 4.200 kilometra mbi shtëllungat e reve të Jupiterit. NASA ka mbledhur 6 megabajt të dhënat gjatë fluturimit 6 orësh nga Poli i Veriut të Jupitetit tek Poli i Jugut, që mori rreth një ditë e gjysmë kohë. Ndryshe nga Toka dhe Marsi që janë planetë shkëmbor,

Jupiteri është një gjigant me gaz që ka gjasa të jetë formuar menjëherë pas diellit. Astronomët shpresojë se studimi i planetit më të madh në sistemin diellor mund të sjellë të dhëna për të kuptuar se si Toka dhe pjesa tjetër e planetëve janë formuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277