Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale por edhe nga BBC, ka shokuar botën e në veçanti Britaninë, në të cilën shfaqet një burrë i shtrirë në tokë në rrugët e Londrës, ku në bel kishte të ngjitur një rrip të mbushur me eksploziv, por i cili raportohet se është qëlluar nga policia, shkruan Metro. Në tre sulmet e Londrës kanë humbur jetën shtatë persona dhe mbi 20 tjerë janë lënduar, kur një furgon i bardhë shtypi këmbësorët në urën e Londrës, dhe më pas dolën tre deri në pesë persona nga ky furgon dhe filluan të therin me thika kalimtarët e rastit, duke u ndarë në lokacione të ndryshme. Raportohet se policia angleze ka qëlluar për vdekje dy nga pesë sulmuesit, që sulmuan qytetarë të pafajshëm në rrugë dhe restorante. Ndërkaq në foton e publikuar që po bon xhiron e botës, dyshohet të jetë njëri nga sulmuesit që rreth belit ka të ngjitur një rrip me eksploziv. Kjo fotografi është postuar në Twitter nga Chrissie Channel, ndërsa autori i kësaj fotografie është Gabrilele Sciotto.