INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Imazhi trupor i dëmtuar nga rrjetet sociale dhe si ta ndalojmë këtë

Imazhi trupor i dëmtuar nga rrjetet sociale dhe si ta ndalojmë këtë

Publikuar më: 12:52 27-09-2016

Media sociale është një mënyrë e mrekullueshme për tu lidhur me të tjerët , për të ndarë eksperiencat, opinionet dhe për të shprehur idetë. Por kjo mund të ketë anën e saj të errët për sa i përket imazhit të trupit.

Personat të cilët kanë probleme me imazhin  trupit , ndihen të shqetësuar  dhe të pakënaqur në lidhje me pamjen e tyre, peshën apo formën, si përshembull dikush është nën peshë, dikush tjetër mbipeshë apo jo mjaftueshëm muskulozë.

Pakënaqësia me trupin për këto arsye, mund të shkaktojë probleme të mëdha psikologjike dhe fizike. Si pasojë, pakënaqësia me trupin është identifikuar si problem serioz i shëndetit.

Duke parë fotot nëpër revista dhe televizion ku tregohen imazhe perfekte, gra tërheqëse  dhe me trup të tonifikuar, për shumë persona  mund të shkaktojë pakënqësi me trupine tyre.  

Studime të reja janë duke kërkuar  për të zbuluar efektet e përdorimit të mediave sociale si Instagram, Facebook  apo Pinterest.  

Pikërisht personat që përdorin më shpesh mediat sociale, kanë më tepër probleme me imazhin e trupit.

Qëllimi për të  patur sa më shumë “like” dhe “Ndjekës”  bëhet për të qenë sa më shumë i populluar.

Këto “ushqejnë” menjëherë  tek përdoruesit ndjenjën e vetëvlerësimit. Teksa ata marrin komplimenta për pamjen, kjo forcon rëndësinë e imazhit të trupit për ta.

Njerëzit shpenzojnë një pjesë të madhe të kohës duke kontrolluar se si ata duken në krahasim me të tjerët  (miqtë, shokët, dhe të famshmit) sesa duke  folur për pamjen.

Njerëzit shpesh përpiqen të paraqesin veten në mënyrën më perfekte të mundshme  dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke menduar se si do të jetë selfie e tyre e radhës në mënyrë që të duken sa më shumë tërheqës. Madje një shqetësim më vete për ta është edhe zgjedhja e filtrit të duhur për foton sepse shqetësohen nëse ajo do të duket tërheqëse në sytë e të tjerëve.

Megjithatë jo të gjithë janë të prekur nga ky fenomen. Më të shumtë janë adoleshentët të cilët i kushtojnë pothuajse të gjithë kohën duke u marrë me këtë pjesë. 

Article Logic
Execution time: 0.0029778480529785