INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Importi i mbetjeve, Hazizaj: Referendumi i jep zgjidhje përfundimtare [VIDEO]

Publikuar më: 17:29 28-09-2017

Mënyra më e shpejtë për t'i dhënë përgjigjen finale çështjes së importit të mbetjeve është Referendumi popullor. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj në një intervistë për IN Tv thotë se mbledhja e firmave nga shoqëria civile do t'i jepte përgjigjen më të shpejtë kësaj çështjeje.

Sokol Hazizaj:
“Qytetari ka të drejtën përmes përfaqësuesve të tyre të hartojë ligje dhe të miratojë ato. Në momentin që politika nuk i luan instrumentat e saj juridike dhe elektorale, është në dorën e qytetarit për të shtjelluar, vepruar atë që parashikon Kushtetuta, Referendumin”.
Edhe pse kjo është një çështje sensitive dhe kërkon që qytetarët të shprehen, Sokol Haziaj nuk nguron që të kërkojë kujdes mbi kërkesat për Referendum.
Sokol Hazizaj:
“Po të fillosh tani të bësh në 5 vjet një Referendum për çdo gjë që del, atëherë në mënyrë indirekte, ai që kërkon Referendum, i heq të drejtën e përfaqësimit qytetar, që është Kuvendi, sepse politika ka marrë përgjegjësinë në mbështetje të qytetarëve për të realizuar objektivat në favor të tyre. Në momentin që politika nuk e luan këtë rol, i kalon Referendumit”.
Në dhjetor të vitit 2013 ishte përcaktuar mbajtja e Referendumit për këtë çështje, por anulimi i ligjit nga qeveria e majtë e zhbëri nevojën për mbajtjen e Referendumit. Por, tashmë dy partitë kryesore në opozitë, PD dhe LSI kërkojnë që çështja e importit të mbetjeve të riciklueshme të marrë vendimin popullor nëpërmjet Referendumit.

Article Logic
Execution time: 0.0039749145507812