INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Importi i plehrave antikushtetues, Nishani kthen ligjin në Kuvend

Importi i plehrave antikushtetues, Nishani kthen ligjin në Kuvend

Publikuar më: 11:38 14-10-2016

Në afatin final për tu shprehur për ligjin, i cili i hapte rrugë importit të mbetjeve për riciklim, Presidenti Bujar Nishani ka rikthyer në Kuvend ligjin, i cili u miratua vetëm me votat e shumicës.
Dekreti i Bujar Nishanit është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, sëbashku me argumentet se përse kryetari i shtetit vendosi kthimin në Kuvend të këtij ligji. Për kreun e shtetit, importi i mbetjeve është antikushtetuese dhe vjen në kundërshtim me direktivat Europiane, dhe si i tillë ai duhet të rishikohet nga parlamentarët.
Dekreti i Nishatit:
“Ligji bie ndesh me nenin 59 të Kushtetutës, përmes të cilit përcaktohet se: “Shteti brenda kompetencave dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Lejimi i importit të mbetjeve referuar Ligjit, duke gjeneruar një ndotje shtesë në raport me popullsinë dhe territorin e vendit mund të kompromentojë në mënyrë të pakthyeshme parimin e zhvillimit të qëndrueshëm të sanksionuar në Kushtetutë”.
Vendimi për të kthyer mbrapsh ka ardhur dhe pas konsultimeve me grupet e interesit, vijon më tej kreu i shtetit. Por ajo që ka shqetësuar Presidentin është dhe mënyra e miratimit të këtij drafti. Sipas Nishanit, procedura e përshpejtuar e ndjekur nga shumica, mungesa e transparencës si dhe lënia në hije e grupeve të interest, e bëjnë këtë ligj antikushtetues.
Por ligji është miratuar në Kuvend me një numër shumë të ulët votash, vetëm 63, e kjo ngre dyshime për kreun e shtetit.
Dekreti i Nishanit:
“Ligji është miratuar me votat e vetëm 63 deputetëve të Kuvendit, gjë që vë në dyshim rregullsinë dhe kushtetutshmërinë e këtij Ligji, për të cilin duhet të kishte një bashkëvendimmarrje nga publiku”.
Vendimi erdhi vetëm një ditë, pasi Konferenca e Kryetarve vendosi të fusë në kalendarin e punimeve kërkesën e opozitës për mbajtjen e referendumit mbi këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0033478736877441