INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Importi i plehrave, LSI Amendamente projektligjit

Importi i plehrave, LSI Amendamente projektligjit

Publikuar më: 14:29 21-09-2016

Në kulmin e debatit publik mbi çështjen e importit të mbetjeve të riciklueshme, Lëvizja Socialiste për Integrim realizon lëvizjen e radhës. Një ditë përpara mbajtjes së seancës kuvendore, LSI ka dorëzuar një amendim mbi draftin ligjor, i cili i hapi rrugë importit të mbetjeve 3 vite pas pezullimit të ligjit nga Edi Rama. Është kryetari i grupit kuvendor të LSI Petrit Vasili, i cili në një prononcim publik ka sqaruar ndërhyrjen e kësaj force politike në projektligjin për importin e plehrave. Në propozimin e saj LSI kërkon që organizatat e shoqërisë civile të kenë të drejtën për monitorimin në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.
Petrit Vasili:
“Amendamenti ynë përqendrohet dhe ka dimension të tijin nga fillimi deri në fund transparencën ndaj procesit. Ne kemi propozuar një pikë shtesë, që i mundëson shoqërisë civile si shprehja më e pavarur e opinionit mbarëqytetar që të jetë prezentë në këtë proces, të zhdoganimit dhe të kontrollit të këtyre mbetjeve, të cilat duhet të vijnë sipas legjislacionit të propozuar, sipas listës së blertë dhe normave të tjera që rregullojnë legjislacionin evropian në këtë fushë. Pra, ta ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë të ketë mundësi pa asnjë vështirësi të pajiset me të gjithë dokumentacionin për ta bërë këtë ndjekje dhe monitorim në mënyrë të drejtpërdrejtë pikërisht në doganat ku do të kryhet kalimi i mbetjeve”.
Lëvizja Socialiste për Integrim ndërhyri pas reagimit të shoqatave të ambjentalistëve dhe shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar projektligjin e propozuar nga 3 deputetë të maxhorancës së majtë. Dy vijnë nga PS, Eduart Shalsi e Ervin Bushati si dhe nga LSI Bujar Dërveni.
Ndërkohë edhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendor ka kudnërshtuar nismën ligjore të qeverisë. Ata i kërkojnë qeverisë së Edi Ramës të tërheqë këtë nismë si detyrim moral.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendor:
“Zhbërja në një hark kohor tre vjeçar e një akti që e njëjta qeveri e ka marrë, sidomos në raport me një referendum të anulluar tashmë, pavarësisht mangësive në legjislacionin që rregullon referendumet, përbën një amoralitet politik dhe electoral”.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994