INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Importi për makinat e përdorura, qeveria shtyn afatin e vendimit

Importi për makinat e përdorura, qeveria shtyn afatin e vendimit

Publikuar më: 15:34 27-02-2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar sot shtyrjen e ndalimit për makinat e përdorura. Hyrja e makinave të vjetra është shtyrë deri në fund të këtij viti.

“Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në: 1. Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019. 2. Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018. 3. Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së”, tha ministrja.

Në vendimin paraprak ishte vendosur që prej datës 1 janar të këtij viti të ndalohej hyrja e makinave të prodhuaar para vitit 2010.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021629333496094