INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN BLOG - Një make up 'perfekt' nis nga një lëkurë 'perfekte'

IN BLOG - Një make up 'perfekt' nis nga një lëkurë 'perfekte'

Publikuar më: 11:44 13-10-2017

Nga SARA KOLAMI

 

Femrat shpesh fiksohen dhe investojnë ekonomikisht për të blerë produktet më të shtrenjta për make up-in sepse besojnë qe kjo është mënyra e duhur për të përfituar një make up “perfekt”. Për fat të keq pas pak kohe kuptojnë qe kjo taktikë nuk funksionon.

Një make up perfekt nis nga një lëkurë perfekte! Që domethënë, nëse dëshironi te shkëlqeni atëherë duhet te investoni tek lëkura juaj pasi çdo gjë nis nga ajo! Një lëkurë e cila ndriçon edhe është e shëndetshme nuk do ju lodhë kur te vijë momenti I make up-it por përkundrazi do ju bëjë çdo gjë më të kollajshme. Një lëkurë e pastër, e hidratuar edhe ne përgjithësi e kuruar do ju ndihmojë shumë pasi nuk do ju detyrojë ta ngarkoni atë me make up me mbulim te plotë (një lloj make up-i I cili mbyll totalisht poret e lëkurës) por përkundrazi do ju inkurajojë të aplikoni një lloj make up-i sa më të lehtë i cili do ju tregojë sa më të freskët edhe të ëmbël.

Prandaj, kur mos harroni të investoni në produkte kozmetike për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës! 

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662