INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN BLOG - Unë nuk kam shumë miq.

IN BLOG - Unë nuk kam shumë miq.

Publikuar më: 10:45 23-10-2017

Nga AUREOLA BUZI

 

Në pamje të parë mund të më gjykoni për këtë ama i qëndroj mendimit se çdo gjë është relative, çdokush është i lirë të ketë këndvështrimin e vetë mbi të parin e fenomeneve. Jetojmë ne një botë ku individualzmi po merr të tjera përmasa dhe ndodh ngandonjëherë të plogështohesh, fundja, jo te gjithë janë të prirur të të kenë përzemër.  Shyqyr tha, shyqyr që mendjet janë veç e veç..

 

Më kujtohet një histori që kam dëgjuar nga s’di se ku. Me siguri duhet t’ma ketë treguar

ime gjyshe ndaj, po e filloj ashtu siç e fillon ajo:

 

Qëmoti, ishte një trim me shumë shokë: hanin, pinin, bënin qejfe e aheng. I ati një ditë i thotë:

 

 -Po mirë more bir,  ata miq që ti ke, a janë miq të vërtetë?

 

-I kam miq për kokë baba, ne hamë e pimë bashkë. – ia kthen i biri me vetëbesim.

 

I ati, i kërkon djaloshit të provojnë diçka:  therr një dash, e fut në thes dhe ia jep te birit. E porosit atë natë ta marrë thesin ne krahë dhe të shkojë të trokasë tek miqtë e vetë, të gjithë me rradhë; të gjithve do duhej tu thoshte se në thes kishte dikë që sapo e kish vrarë. Kushdo ta pranonte brenda e t’i vinte në ndihmë, dashin do ua linte dhuratë.

 

Niset djali me porosi të të atit, i gjakosur në fytyrë e trup, e troket në derën e shokut, i pari kërkon të pyesë të shoqen dhe sajon një mospranim të saj; i dyti shok lemeriset e nuk pranon ta ndihmojë, të tretin e kishin lajmëruar të parët e nuk e hap derën hiç. Kthehet djali i pikëlluar tek i ati me thesin në krahë dhe nuk i thotë asnjë fjalë.

 

-Tani bir,- i thotë babai-  merre thesin e shko tek Filani, miku im. Bëj siç bëre me shokët e tu.

 

Po e njëjta skenë, mesi i natës, duart me gjak, thesi në supe dhe djali i dëshpëruar i bie derës; Ia thotë të gjithën shokut të të atit, dhe ky me të shpejtë i bën shenjë të ulë zërin e të futet brenda. Merr një lopatë, shkon në oborr dhe me duart që i dridheshin nis të hape një gropë. Djali rrinte e shihte i mahnitur. Kur Filani hap thesin e gjen brenda tij dashin. Çuditet dhe shef i habitur nga biri i mikut të vetë. Ky, tashmë kokëulur i thotë:

 

-          E kuptoj tim atë, e kuptoj se çdo të thotë të kesh një mik të vërtetë.

 

E kuptoj dhe unë të atin, e marr me mend ç’duhet te jetë një trokitje në mesnatë. Mundohem, për këdo e vlerëson, te jem një mik “për deshësh”. Qeniet njerëzore janë komplekse, joperfekte në llojin e vetë. Për çdo gjë që bie brenda teje, gjeje fuqinë te rindërtosh diçka mbresëlënëse në vend te saj, këtë herë duke mësuar nga gabimet e të shkuarës. Unë nuk kam shume miq, ajo çfarë unë po ndërtoj mbi rrënojat është një botë ku raportet kanë shumë pak kronologji, rrugë që ndërthuren, botëkuptime që i përqasen njera tjetrës, konsensus mbi te shkuarën, qetësi në të tashmen dhe një vizion për atë çfarë vjen pas.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221