INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
In News me studentët/ Prindërit me lot në sy, ‘marrim kredi për të çuar fëmijët në universitet' [VIDEO]

In News me studentët/ Prindërit me lot në sy, ‘marrim kredi për të çuar fëmijët në universitet' [VIDEO]

Publikuar më: 16:43 17-12-2018

Në ditën e 13 të protestës së studentëve është shënuar dhe përplasja e parë e ashpër mes tyre dhe efektivëve të policisë. Teksa me qindra studentë kanë protestuar në pjesë e tyre ka tentuar të kalojë kordonin e policisë.

Por vetë studentët e kanë kundërshtuar këtë përplasje, duke thënë se ata që tentuan të kalojnë kordonin e policisë nuk janë përfaqësues të tyre.
Ndërkohë në ditën e 13 të protestës thirrjes së studentëve i janë përgjigjur studentë nga të gjithë rrethet si dhe qytetarë të shumtë. Protesta ka nisur me bllokimin e disa kryqëzimeve në kryeqytet, e më pas ata janë nisur drejt zyrës së kryeministrisë. Por Studentët janë të palëkundur në 8 kërkesat e tyre.
Studenti 1:
“S’ka dialog, të firmosë 8 pikat
Ndërsa pjesa më e madhe kërkojnë vetëm firmosen e 8 pikave nga kryeministri kanë nisur dhe zërat e parë të studentëve që kërkojnë që një përfaqësi e tyre të ulën dhe dialogojnë me shefin e qeverisë.
Studenti 2;
“Unë jam për dialog. Një përfaqësi nga çdo universitet duhet të ulet dhe të dialogojë me Kryeministrin. Nuk mund të rrimë pandërprere në protestë”.
Disa prindër shohin si shpresë të vetme plotësimin e kushteve nga qeveria, pasi janë ata që vuajnë më shumë barrën financiare për shkollimin e fëmijëve tyre.
Prindërit:
“Kemi marr kredi për shkollimin e fëmijëve. Tarifat janë të apapërballueshme, shpresoj që Kryeministri ti pranojë kushtet”.
Ndërsa prej fillimit studentët kërkojnë që kjo protestë mos të jetë politike, në bulevard këtë të hënë janë bashkuar dhe eksponentë të subjekteve politike opozitare. Por studentët kishin një këshillë për ta.
Studentët:
“Bashkohuni me kauzën tonë, jo për interesin tuaj”.
Madje ishin eksponentët politik ata që kanë lëshuar dhe flakadanë në këtë protestë.
Protestues:
“Jam anëtarë i PD, jam këtu në mbështetje të studentëve”.
Ndërkohë qeveria kishte marrë masa të shtuara për rendin dhe sigurisë, ku rreth godinës së kryeministrisë kishte me qindra efektivë të policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053