INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN NEWS VËZHGIM/ Studentët në protestë. ‘Ngelësit’ mesazh Ramës dhe Nikollës. ‘Jemi këtu për...’

IN NEWS VËZHGIM/ Studentët në protestë. ‘Ngelësit’ mesazh Ramës dhe Nikollës. ‘Jemi këtu për...’

Publikuar më: 16:22 06-12-2018

Protestë maratonë përballë ministrisë së Arsimit. Studentët nga të gjitha universitete publike janë bashkuar në protestë përballë ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë lehtësim të barrës financiare. Vezë, stilolapsa por dhe letra higjienike janë hedhur në drejtim të ministrisë, ndërsa studentët shfaqen të vendosur për të vijuar protestën deri në momentin që t’ju plotësohen kërkesat. Studentët nuk përjashtojnë as grevën e urisë. Ndiqni momentet kulmore të protestës së ditës së sotme.
Studentët nuk pranojnë bisedime me ministrinë por kërkoj vendim për kërkesat e tyre.
Student protestues:
“Kërkohet përgjysmimin e tarifave, anullim i VKM dhe përmirësim i kushteve në Universitet”.
Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës së tyre, nëse qeveria dhe ministria nuk i përgjigjet pozitivisht kërkesave të tyre.
Student protestues:
“Do ta përshkallëzojmë edhe ditët e tjera, mendojmë edhe grevën e urisë. Do të sakrifikohemi, dikush do ta bëjë këtë vend”.
Nuk munguan as goditjet me vezë, stilolapsa dhe letra higjienike në drejtim të Ministrisë. Por studentët thanë për mikrofonin e IN News se nuk janë ata që po hedhin letra dhe vezë në drejtim të godinës së ministrisë.
Student protestues:
“Nuk janë studentë, nuk kemi në plan dhunë. E kemi theksuar jo parti, jo dhunë”.
Student protestues:
“Këta që hedhin vezë janë provokatorë”.
Pedagogu Arlind Qorri tha se pjesëmarrja masive e studentëve në këtë protestë është dhe përgjigjja e duhur për qëndrimin e kryeministrit nda studentëve.
Arlind Qorri, pedagog:
“Të vetmit ngelës këtu janë Ministrja e Arsimit dhe një grusht burokratësh që e kanë fituar atë pushtet me një mijë manipulimesh”.
A janë ngelësit në këtë protestë? Ja si i përgjigjen studentët kryeministrit Edi Rama.
Student protestues:
“Ne të paktën jemi ngelës që na kërkon Gjermania. Nuk besoj se studentët që kërkojnë të drejtën e tyre janë studentë ngelës. Ata mund të ngelin në lëndën e nënshtrimit të qeverisë”.
Ndërkohë pranë godinës së ministrisë është vënë re një masë e shtuar e efektivëve të uniformave blu.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146