INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INTV Profile

INTV Profile

Publikuar më: 18:16 08-12-2015

IN Media është grupi më i ri mediatik në Shqipëri, që nga Dhjetori 2015 vjen me premtimin ambicioz për të informuar, argëtuar dhe edukuar grupmoshën më të rëndësishme të çdo popullsie: Rininë.

Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të popullsisë, Censusi i vitit 2011, në vendin tonë ka 2.8 milionë banorë. Prej tyre plot një e katërta - 704 mijë  - shqiptarë i përkasin grupmoshës, 15-29 vjeç.

Ne Shqipëri ku aktualisht transmetojnë plot 157 televizione të regjistruara në AMA, (televizione private kombëtare, vendore, satelitore, kabllore dhe platforma).

Eshtë privilegj që mes tyre IN TV të jetë i vetmi grup mediatik dedikuar krejtësisht të rinjve. Ky është dhe Misioni që IN Media ka marrë përsipër, duke hyrë ne tregun mediatik me premtimin që përmes programacionit të veçantë të mbulojë lajmet e reja nga të gjitha fushat e interesit, sociale aktualitet, spektakël, intervista me personazhe publike, muzike, modë, tendencë, filma dhe gjithçka që përfshin kultura e kohëve tona.

Përmes këtij vizioni të veçantë  IN Media hyn në treg me avantazhin e grupit mediatik lider në Shqipëri përsa i përket numrit më të madh të shikuesve në audience rinore.

Nëpërmjet IN TV, IN 105.7 fm, intv.al dhe rrjetet zyrtare sociale, IN është kthyer në një nga grupet me më shumë influencë ne median shqiptare, me mijëra ndjekës besnikë.

Kompania gjithashtu është shumë e famshmë për aktivitetet e veçanta.


Na ndiqni në:

Transmetim Analog
• 37UHF
Digitalb Satelit:
• Sat Eutelsat 16A, (16 grade East), Frek. 10845 MHz, SR 30000, FEC 3/5, Pol H
• Kanali 51 
Digitalb Tokësor:
• 538 MHz, canal 29UHF
• Kanali 116
IPKO:
• Kanali 67

Më shumë në këtë kategori: «
IN RADIO »
Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229