Prezantuesja e njohur më së miri për profilin e saj sportiv, Bora Zemani, ishte e ftuara në këtë puntatë të IN Style.
Sara eksploron më shumë mbi Borën në habitatet e saj natyrore: Si fillim në Fan Zone e më pas në crossfit.
Ndoshta shumë prej jush nuk e dinin, por Bora është nënë e një djali të cilin e konsideron si shok, është e angazhuar në punën e saj të cilën e bën me pasion por edhe veten nuk e lë kurrë pas dore; të qëndruarit fit është pasioni i saj më i fundit ndaj të cilit ajo është shumë e përkushtuar.
Sara jeton një ditë me Borën në këpucët e Borës dhe jua sjell atë në një mbulim 360 gradë!
Për më tepër, ndiqni episodin më të fundit të IN Style: