INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

IN Tv brenda “Frontit opozitar”. Detajet që nuk u bënë publike për mediat [VIDEO]

Publikuar më: 15:38 18-10-2017

Formalizohet Fronti i bashkuar Opozitar. Në tryezën e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha ishin të gjithë opozitarët, e bashkë me ta edhe lëvizja socialiste për integrim. Nga sot zyrtarisht LSI është në një koalicion me partinë demokratike, por kush ishin detajet që nuk u kapën nga mediat. In Tv ka ndjekur çdo lëvizje e deri tek orën se kur ata kanë mbërritur në takim. Të parët mbërritën krerët e partive të vogla, ndërsa kryedemokrati erdhi në takim 11 minuta përtej orës së caktuar. Në një makinë me Oerd Bylykbashin e Gent Strazimirin, kreu i selisë blu u prit nga Eno Bozdo. 

E fundit në takim ka mbërritur kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila në fakt një ditë më parë vizitoi në zyrën e Lulzim Bashës. Kryetarja e LSI u shoqërua nga Petrit Vasili e Edmond Haxhinasto.
Duket se nga takimi Basha Kryemadhi, që sot u ulën krah njëri tjetrit ka dalë edhe projekti i frontit të bashkuar opozitar. Një platformë e përfunduar iu është vendosur në tavolinë të gjithë përfaqësuesve të partive politike. In tv ka siguruar një kopje të platformës që ju paraqit përfaqësuesve opozitarë, e cila nuk kishe ndryshime me atë që u shpërnda më pas në media. A mos ndoshta platforma u gatua një ditë më parë në takimin Basha Kryemadhi?
Krerët e partive të vogla u lajmëruan të fundit, arritën në tryezë të parë, por u larguan të parët nga kjo tryezë. Në fund Lulzim Basha doli përballë medieve për të lançuar Frontin e Bashkuar Opozitar.
E fundit erdhi po ashtu e fundit u largua, por Monika Kryemadhi nuk qëndroi në heshtje si krerët e partive të tjera opozitare. Si për të treguar rëndësinë e forcës së saj politike, lajmëroi se kjo tryezë është vetëm fillimi i punës për koalicionin opozitar.
Ajo që ra në sy ishte dhe prania e Koço Kokëdhimës në këtë tryezë opozitare. Do të jetë interesant qëndrimi që do të mbajë ai në luftën kundër kanabisit, një objektiv kryesor ky i shpallur nga Fronti opozitar.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998