INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

IN Tv, brenda thertores së parë publike në kryeqytet, ku mishi del me cilësi të lartë [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 16:03 01-03-2018

Në thertoren e parë publike në vend, një staf prej 8 veterinerësh çdo ditë punon që cilësia e mishit kur të shkojë tek konsumatori të jetë sa më e lartë. Shefja e sektorit veterinar, pranë Bashkisë së Tiranës, Hermiona Hajdini na tregon se edhe pse kafsha mund të rezultoje pa sëmundje, sërish procesi duhet të kalojë në disa hallka, që mishi të jetë brenda normave të lejuara të tregtimit. 

“Fillimisht vjen kafsha dhe pushon 6-12 orë dhe gjatë kësaj kohe i bëhet kontroll i imtësishëm. Pasi therret mbahet në frigorifer 12-24 orë të tjera që të rritet cilësia e mishit dhe më pas e transportojmë tek fermeri me furgon të posaçëm frigoriferik,” sqaroi Hermiona Hajdini për IN News.

burrrok.jpg

Por si mund ta dalloni nëse një mish është cilësor qoftë dhe me sy të lirë? 

“Si fillim të ketë vulën dhe çertifikatën veterinare. Mishi cilësor duhet të ketë ngjyrë të kuqe të purpurt. Shihet dhe elasticiteti kur është i freskët po ta shtypësh shkon në vend sërisht,” tha ekspertja.
Ky model i parë sipas Hajdinit ka një synim që të gjithë fermerët të ndërgjegjësohen për mënyrën që duhet të rritin dhe kontrollojnë kafshët e më tej t’i therrin ato në kushte optimale. Në këtë thertore fluksi i fermerëve është rritur dhe mestarisht në një muaj ata çojnë afro 300 krerë. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidentimit të kafshëve të sëmura, pasi eskpertja thotë se kanë konstatuar të tilla edhe me turbekuloz, që janë ndaluar të tregtohen.
Nevoja për thertore të tilla të sigurta dhe me kushte të mira higjeno-sanitare është e madhe në vendin tonë dhe këtë e tregojnë faktet, pasi në këtë therrtore nuk vijnë vetëm fermerë nga Tirana, por dhe nga Elbasan, Fieri, Lushnja, Berati deri dhe Korça.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375