INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN Tv jo dhunës ndaj grave #bëhuburrë

IN Tv jo dhunës ndaj grave #bëhuburrë

Publikuar më: 13:49 10-06-2016

Marsela Çaushaj u dhunua në mes të rrugës me fëmijët në krahë në qendër të Vlorës. Fëmijët fare të mitur u përpoqën ta mbrojnë nënën.
Një vajzë që mbeti anonime u grushtua sërish në mes të Tiranës. Videot u bënë shpejt virale.
E këto janë raste “fatlume”, pasi Ida Dervishit, mësuese Radivije Brahjat, Erjeta Avdylit, Izaura Rustemit dhe nënës së saj Ëngjëllushe Shaqirit, Nertila Petritit, Valbona Çarçanit, Rolanda Kajës, Liljana Mengës, e shumë të tjerave  emrat iu dëgjuan, pasi u vranë nga bashkëshortët e tyre.
Të dhunuarat e fundit patën fat se një kamera iu qëlloi pranë duke i dhënë zë historive të tyre publikisht. Ndaj sot për Marselën nga Vlora ka pak më shumë shpresë, pasi disa njerëz të mirë i hapën një llogari bankare, të tjerë po përpiqen ti gjejë një punë e strehë.
Ndoshta jeta e saj ndryshon e kjo falë këtij sensibilizimi dhe pushtetit që ka media. Pikërisht kësaj kauze sensibilizimi synon ti shërbejë edhe In Tv duke bashkuar zërin me të gjithë ata shqiptartë (e jo vetëm) që e besojnë kur thonë: Jo dhunës ndaj grave!

In Tv ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese, por me një tjetër këndvështrim. Nuk do të jenë gratë, por vetë burrat që do ti bëjnë apel njëri-tjetrit për ti thënë jo dhunës duke mos u pajtuar me të dhe ta denoncojnë.

“Bëhu burrë”… mos dhuno një grua
Nëse ke besim që “je burrë” nuk ke nevojë ta vërtetosh këtë me grushta.
Një fëmijë dëshmitar dhune sot, nesër kthehet në dhunues.
Nëse je dëshmitar në një krim dhe nuk reagon, atëherë je pjesë e këtij krimi sepse ke lejuar që kjo të vazhdojë.

Bëhu burrë… fushata më e re në In tv.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0027270317077637