INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

IN Tv mes kutive të votimit. Reportazh në magazinat e Lundrës [VIDEO]

Publikuar më: 15:48 21-06-2017

Kamera e IN Tv ka mundur të futet në magazinat e Lundrës, nga ku kutitë e materialeve zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë KZAZ-të e vendit, për t'u bërë gati për zgjedhjet e ditës së diele. Kamionët e ushtrisë kanë përcjellë kutitë e materialeve zgjedhore, të shoqëruar edhe nga forcat e policisë. Julian Bytyçi, specialist i logjistikës, ka sqaruar gjithë procedurën e shpërndarjes së materialeve zgjedhore në të gjitha KZAZ-të.

Julian Bytyçi:
“Çdo kamion i ushtrisë është i shoqëruar nga patrullë shërbimi të qarqeve, ku do shkonin dhe me specialistin e logjistikës. Policia në mënyrë kategorike nuk afrohet. Vetëm mban distancë vetëm për shoqërimin e kamionit të ushtrisë”.
Që në momentin kur fletët e votimit kanë mbërritur në vendin tonë, i gjithë procesi është survejuar me kamera, si garanci për të gjithë grupet e interesit.
Drilona Hoxhaj:
“Ambientet e Lundrës ose siç i quajmë ne rëndom magazinat e Lundrës, ka një hapësirë, e cila monitorohet gjatë gjithë kohës me kamera sigurie. Ka një sistem sigurie, i cili nuk monitorohet vetëm nga dhoma e serverave që janë këtu, që mund të monitorohen. Monitorohen edhe nga partitë politike, të cilët kanë një username ose kanë një fjalëkalim, kanë edhe një password që mund ta kontrollojnë gjatë gjithë kohës 24 orë në 24”.
Por, cfarë përmban një kuti e materialeve zgjedhore?
“Kjo kuti votimi i përket qarkut të Tiranës, me KZAZ nr. 37 dhe Qendrën e Votimit nr. 1920. Brenda saj janë materialet zgjedhore si: Zarfi me fletën e votimit të papërdorura, listat e zgjedhësve, vendimet origjinale të KQV-së, vulën e KQV-së, vulën e kryetarit të KQV-së, vulat me kodet e sigurisë të papërdorura, vulat me kodet e sigurisë të dëmtuara dhe librin e protokollit të mbledhjeve”.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602