INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN TV zbardh strategjinë e opozitës. Boçi e Ulqini komentojnë sjelljen në Kuvend

IN TV zbardh strategjinë e opozitës. Boçi e Ulqini komentojnë sjelljen në Kuvend

Publikuar më: 16:32 16-01-2018

Opozita mori pjesë në të gjitha komisionet parlamentare, në mbledhjen e parë të tyre për këtë sesion parlamentar. Deputeti Luçiano Boçi në një intervistë për IN Tv sqaron të gjithë aksionin opozitar të demokratëve.
Por për shumicën prezenca e opozitës në komisionet parlamentare nuk është asgjë tjetër përveçse përmbushje e detyrimeve kushtetuese.
Musa Ulqini:
“Opozita ka detyrim kushtetues të jetë në Kuvend”.
Opozita e ka të qartë se përballja me këtë qeveri kërkon betejë të fortë, ndaj dhe bojkoti vijon të mbetet një opsion.
Luçiano Boçi:
“Bojkoti është opsion i opozitës. Do të përdoret në momentin që të jetë i nevojshëm”.
Musa Ulqini thotë për IN Tv se në fakt kjo alternativë nuk i vjen në ndihmë në radhë të parë vetë opozitës.
Musa Ulqini:
“Bojkoti dëmton vetë opozitën”

 

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604