INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ina Ramën e refuzojnë sërish…

Ina Ramën e refuzojnë sërish…

Publikuar më: 13:00 30-09-2016

Këshilli i Europës ka refuzuar tre kandidaturat e Shqipërisë, për postin e gjykatësit në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ina Rama, Gent Ibrahimi dhe Sokol Berberi nuk janë përzgjedhur nga Asambleja Parlamentare e KiE. Edhe pse arsyet nuk janë ende zyrtare, mësohet se shkak mund të jetë bërë dyshimi për mungesë transparence në përzgjedhjen e tyre. Pas listës së emrave që paraqet çdo shtet, bëhet intervistimi nga përfaqësuesit e Këshillit të Europës për të përzgjedhur një nga kandidaturat. Secili nga 47 shtetet anëtare të Këshillit përfaqësohet me një gjykatës në Strasburg. Aktualisht këtë post për Shqipërinë e mban jurisiti Ledi Bianku, që mbaron mandatin vitin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0028450489044189