Mbrëmjen e sotme është bërë inaugurimi i Bulevardit të Ri të Tiranës. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm kryebashkiaku Veliaj dhe kryeministri Rama.
Segmenti i parë rreth 400 m i Bulevardit të Ri, sëbashku me parkimin nëntokësor ka përfunduar dhe është përuruar përmes një koncerti të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Ndërkohë Rma dhe Veliaj kanë mbajtur një fjalim për të gjithë të pranishmit
Kryeministri Rama: Besoj se ky është një tjetër shembull për të gjithë ata që mendojnë se vota nuk vlejnë. Të gjithë ata që mendojnë se nuk ia vlejnë të votosh sepse në fund fare janë të gjithë njësoj. Meritat për këtë vepër fantastike i takojnë lali Erit dhe ekipit të tij. Lali Erin si Erion e lindi nëna dhe si kryetar bashkie e polli vota.
Të gjithë ata që thonë se nuk ia vlen të votosh, duhet të hapin sytë. Është bërë modë nga top-modelet e kazanit që politikanët janë të gjithë njëlloj. Politika nuk ka lindur për të bërë keq, ka lindur për t’u dhënë njerëzve mundësi që së bashku për të bërë të mundura gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot.
Kryebashkiaku Veliaj: Ne kemi nevojë për këtë mbështetje edhe në dy vitet që do vijnë edhe në vitet e tjera që puna në Tiranë të mos ndalojnë, të mos përsëritet historia e bllokimeve. Ne na duhet mbështetja e Edi Ramës për të përfunduar 17 shkolla të tjera, terminalin perëndimor, kopshtin botanik. Tirana nuk ka kohë për të humbur. Nëse mendoni se Tirana është qytet më i mirë na jepni mundësi për të vijuar punën duke votuar numrin 2.