INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inagurohet këndi i lojrave tek liqeni [FOTO]

Inagurohet këndi i lojrave tek liqeni [FOTO]

Publikuar më: 11:51 01-06-2016

Këndi i lojrave tek Parku i Liqenit Artificial është inaguruar në ditën e fëmijëve. Pavarësisht protestave dhe kundështive të shoqërisë civile Bashkia e çoi deri në fund projektin dhe siç u premtua nga kryebashkiaku Veliaj, fëmijët nga sot mund të shkojnë dhe të luajnë në këtë park.

Qindra fëmijë kanë mbërritur tek këndi i lojrave për ta shijuar atë duke festuar kështu 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Këndi i lojrave do të jetë falas për të gjithë fëmijët dhe do të menaxhohet nga Agjencia e Rekreacionit.

Në ceremoninë e Inagurimit, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj foli dhe për debatin civil dhe politik që hapi ndërtimi i këtij parku. Ai tha se e gjithë zhurma për këndin e lojrave u mbyll si një Toy Story. E këtë simbol Veliaj e kishte stampuar në bluzën e tij.

Pjesë nga fjala e Velija:
“Sot është momenti që të jemi të bashkuar, ndodhi çfarë ndodhi çdo gjë është e falur, por duhet të ecim përpara me Bashkinë e Tiranës, në të gjithë Shqipërinë për hatër të fëmijëve. Fëmijët janë gjëja më e rëndësishme. Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë zhvillimin e Tiranës dhe progresin e fëmijëve. Nuk duhet të pengojnë projektin që kemi për Tiranën. Sot ky debat u mbyll dhe është referendumi më i mirë. Garantoj se puna në Tiranë do të vazhdojë. Shumë shpejt hapim parkun e lodrave tek "Mine Peza". Nuk është prerë asnjë pemë dhe nuk ka asnjë kafe. Është shumë e rëndësishme të mos bëjnë histeri. Sherret e politikës t’i lëmë në parlament, qytetin ta bëjmë të bashkuar. Nuk është moment për hakmarrje as për arrogancë.”

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994