Shpesh herë në median online është përfolur për ‘trekëndëshin’, Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu. Kjo e fundit dhe Elvana nuk pranuan në asnjë moment lidhjen me kantautorin e famshëm, i cili pak muaj më parë u tha se i dha fund romancës me moderatoren.
Këtë herë Liberta ka bërë një gjest mjaft dashamirës për Elvanën dhe kjo ndodhi në daljen e saj të fundit në koncertin ku performoi në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës.
Moderatorja postoi një moment nga performanca e Elvanës, në momentin që ajo këndonte “Xhamadani vija-vija”.
Këto postime prej saj dëshmojnë se, marrëdhënia me këngëtaren është e qetë dhe nuk është çudi që të bëhen mikesha./intv.al/