INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inaugurimi i stadiumit “Loro Boriçi”, Rama debaton me kryebashkiaken Voltana Ademi [VIDEO]

Inaugurimi i stadiumit “Loro Boriçi”, Rama debaton me kryebashkiaken Voltana Ademi [VIDEO]

Publikuar më: 18:16 31-08-2016

Pasditën e sotme është bërë inaugurimi i stadiumit “Loro Boriçi” në prag të ndeshjes miqësore Shqipëri-Marok, ku ishin të pranishëm, kryeministri Edi Rama, ministrja e Sportit, Lindita Nikolla, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka. Rikonstruksioni i stadiumit të Shkodrës është kryer nga qeveria shqiptare dhe FSHF në kuadër të investimeve në sportin vendas. 

Mirëpo shëtitja e Ramës së bashku me Ademin përmes ambienteve të reja të stadiumit, nuk ka kaluar as pa incidente. Edi Rama e ka fajësuar Ademin se nuk prishi asnjë ndërtim pa leje.

“Voltana në portë, Voltana në sulm. Nuk ke prish asnjë ndërtim pa leje. Turp! O Zot ndihmoje Shkodrën”, ka thënë Rama.

Por nuk ka munguar as kundërpërgjigjja e kryebashkiakes së Shkodrës. Ajo ka akuzuar Ramën se nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Ademi ka deklaruar se nuk mund të prish ndërtimet që janë me leje.

"Është në përgjegjësinë time si kryetare e Bashkisë së Shkodrës që të mbroj interesat e qytetarëve të mij, nuk mund të prishen ato objekte të cilat kanë lejen e posaçme, ndërkohë që për ato pa leje, mund t’i nënshtrohen prishjeve”, tha Ademi. 

Article Logic
Execution time: 0.005169153213501