INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inaugurohet pika kufitare e Hanit të Hotit, Xhafa: Turizmi një nga prioritetet tona

Inaugurohet pika kufitare e Hanit të Hotit, Xhafa: Turizmi një nga prioritetet tona

Publikuar më: 10:52 03-08-2018

Pika kufitare e Hanit të Hotit është inauguruar ditën e sotme duke marrë një pamje krejt tjetër.

Në ceremoninë ishte i pranishëm dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa i cili deklaroi se modernizmi i pikës kufitare do ndihmojë të gjithë personat që do udhëtojnë nga Shqipëria në Mal të Zi dhe ata nga Mali i Zi, pasi një ndër pikat që kanë prioritet në qeverinë shqiptare është turizmi.

Ndër të tjera Ministri nuk harroi të falënderonte dhe BE që kontribuoi në finalizimin e këtij projekti modern.

“Financimi nga projektet e BE për këtë investim shkon rreth 2.5 mln euro. Shprehim falënderim për kontributin e dhënë nga BE për të kthyer këtë pikë të kalimit kufitar në një shërbim më cilësor.

Qeveria shqiptare ka në prioritetet e saj zhvillimin e turizmit, ndaj po kujdeset që portat hyrëse për në vendin tonë të kenë standardet e duhura.

Masat që kemi marrë në kuadër të sezonit turistik, synojnë edhe ofrimin e shërbimit cilësor në portat hyrëse.

Objektet që inauguruam sot do të japin kontributin e tyre në lëvizjen e shpejtë të qytetarëve.Jemi të bindur se ky investim do të realizojë pritshmëritë, për të mundësuar menaxhimin e duhur të kufirit”, tha ministri Xhafaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486