Është shënuar incidenti i parë gjatë ceremonisë së inagurimit të Presidentit amerikan Donald Trump në Uashington DC.
AP raporton se një grup i dhunshëm protestuesish kanë krijuar tensione duke thyer edhe xhamat e një restoranti. Policisë i është dashur të ndërhyjë duke përdorur forcë dhe gaz lotsjellës/
Forca të shumta sigurie, agjentë, forca ushtarake dhe truproja janë angazhuar në ruajtjen e qetësisë gjatë ceremonisë.