Vetëm pak minuta pasi krerët e shtetit kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar dëshmorët e Atdheut, një incident u regjistrua midis veteranëve të Luftës. Nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha janë shfaqur duke mbajtur në duar fotografinë e tij çka ka sjellë reagimin e ashpër të personave të tjerë. Përplasja mes veteranëve degradoi në dhunë fizike ku nuk munguan as përdorimi i shkopinjve dhe mjeteve të tjera. Madje është dashur ndërhyrja e policisë që situata të mos degradonte më tej.