INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incident mbi Detin e Zi. Avionët amerikanë e rusë fluturojnë 3 metra larg

Incident mbi Detin e Zi. Avionët amerikanë e rusë fluturojnë 3 metra larg

Publikuar më: 14:51 08-09-2016

Pentagoni ka denoncuar që një avion luftarak rus Su-27 ka kaluar në mënyrë të pasigurt për 19 minuta pranë një avioni P-8A “Posedion” të Marinës detare amerikane në Detin e Zi, duke fluturuar 10 metra në distancë.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka shpjeguar që avioni amerikan nuk kishte transponderin n funksion dhe që i ishte afruar kufirit jugor rus dy herë. Por është ndryshe versioni i SHBA-ve, sipas të cilit, avioni “Poseidon” e kishte të ndezur transponderin sinjalizues.

Rusia aktualisht është duke zhvilluar manovra ushtarake në Detin e Zi. Marrëdhëniet mes saj dhe Perëndimit janë ashpërsuar ndjeshëm që prej aneksimit të Krimesë marsin e vitit 2014. Prillin e këtij viti, Shtetet e Bashkuara u ankuan se avionët rusë ishin përballur në një mënyrë të ngjashme me këtë të fundit me avionët e saj të zbulimit që fluturonin mbi Detin Balltik. Edhe në atë rast, Moska përdori të njëjtin shfajësim: fikjen e transponderit sinjalizues.

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676