Dafina Zeqiri mban vazhdimisht koncerte si brenda ashtu dhe jashtë vendit, por së fundmi është përballur me një incident të vogël. Këngëtarja ka thyer dhëmbin pas një koncerti në Sarandë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale. Dafina ka publikuar një foto ku tregon dhëmbin, duke shkruar: Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë domethënie ka a thua?
Përveç dhëmbit, Dafina ka patur edhe një problem tjetër kohët e fundit. Ajo ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.
“Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”– shkroi Dafina krahas një fotoje teksa qëndron e ulur mbrapa sediljes së makinës duke vendosur akull sipër gjurit.