INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incident te Top Channel, i bëjnë ''pritë'', qëllohet makina e Damian Gjiknurit! [VIDEO]

Incident te Top Channel, i bëjnë ''pritë'', qëllohet makina e Damian Gjiknurit! [VIDEO]

Publikuar më: 21:45 12-11-2018

Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të cilët prej ditësh protestojnë duke bllokuar rrugën, kanë përshkallëzuar protestën e tyre pasi i kanë bërë “pritë” ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri përpara godinës së Top-Channel.

Ky i fundit hyri i fshehur në një makinë policie në zyrat e Top Channel, ndërsa një makinë u godit me vezë nga protestuesit që kërkojnë të mbrojnë shtëpitë që qeveria kërkon të shembë te Unaza e Madhe e Tiranës. Ata kanë vazhduar thirrjet e tyre me pankarta në duar duke kërkuar dëshpërblim.

Ministri Gjiknuri e komentoi këtë protestë, duke thënë se ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.

“Mund të jetë edhe e organizuar. Jam i bindur që ka edhe shtysë politike. Janë presione që nuk të çojnë asgjëkund. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje”, tha Gjiknuri.

Më tej, ministri tha se projekti i Unazës së Madhe është një projekt i vitit 1989 dhe është mjaft i rëndësishëm për kryeqytetin. Ai tregoi edhe zgjidhjen e menduar për banorët e prekur.

gjiknur from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496