Në fshatin Gurrë e Madhe të bashkisë Klos, 59-vjeçari Asllan Likursi, është goditur me levë në kokë nga tre komisionerë të PS-së.
Mësohet se shkak është bërë vëllai i vogël i Likursit, i cili ka qenë duke filmuar makinën me të cilën komisionerët transportonin qytetarë për të votuar.
Pasi kanë goditur personin që po filmonte, i vëllai 59-vjeçar ka ndërhyrë në konflikt dhe e kanë goditur.
Asllan Likursi ka marrë dëmtime më të mëdha dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Burrelit për marrjen e ndihmës mjekesore dhe me pas është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.