Në pamje të parë, kur ne si publik i shikojmë klipet e këngëtarëve të famshëm, duket se gjithçka është në kulmin e realizimit dhe se rrjedha e ngjarjes ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por ja që ka ndonjëherë edhe nga ato situata të papritura që realisht ne habitemi kur i dëgjojmë.
Një të tillë e ka treguar edhe stilisti i famshëm Niko Komani, për këngëtaren Ronela Hajati.
“Shokuese ka qenë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’. Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës dhe i nisi gjaku kudo”, - ka treguar Niko për Icon Style.
Çdo sfidë ka vështirësitë e saj! E rëndësishme është që klipet e Ronelës janë gjithmonë on-top./intv.al/