Shënohet incidenti i parë në qendrat e votimit. Incidenti është shënuar në shkollën “Dhora Leka” pranë fushës së aviacionit, në Tiranë në QV me Nr. 1886/1, ku ka pasur një konfrontim fizik mes komisionerëve. Shkak për përplasjen është bërë shoqërimi i personave të moshuar nga familjarët e tyre për në qendrat e votimit. Procesi i votimi është ndërprerë për momentin, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë pasi më parë i duhet autorizim nga KQZ.
Është kërkuar ndërhyrja e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, për të zgjidhur situatën dhe rinisur procesin e votimit.