INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incidenti Kosovë-Serbi, ministri kosovar tregon pse nisi përplasja

Incidenti Kosovë-Serbi, ministri kosovar tregon pse nisi përplasja

Publikuar më: 12:26 05-04-2019

Një incident diplomatik mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës ka bërë që të shtyhet konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, e cila pritej të mbahej në Tiranë sot në orën 10.00.

Pas këtij incidenti, ka reaguar dhe ministri i Mjedisit të Kosovës, Fatmir Matoshi. Ai ka sqaruar se sipas rregullave të OKB-së, Kosova duhet të paraqitet në aktivitetet e saj me përfaqësues të UNMIK-ut, gjë që është e papranueshme.

Në një prononcim për mediat Fatmir Matoshi, u shpreh se askush nuk duhet të ëndërrojë që ta përjashtojë Kosovën.

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të Kombeve të Bashkuara që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UMNIK-ut ose të personave të Kosovës të shoqëruar nga zyrtarë të UMNIK-ut, gjë që për zyrtarët e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë.

Ne kemi shfrytëzuar mundësinë që të takojmë gjithë donatorët dhe të kërkojmë mbështetjen e tyre. Tashmë do të zhvillohet një konferencë vetëm në nivel teknik”, ka thënë ministri kosovar Matoshi.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938