INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incidenti në aeroport, FSHF padit kompaninë ajrore

Incidenti në aeroport, FSHF padit kompaninë ajrore

Publikuar më: 11:14 28-03-2016

Federata Shqiptare e Futbollit kërcënoi me padi kompaninë ajrore “Lux Air” pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Vjenës.

Futbollistët e kombëtares shqiptare nuk mundën të udhëtonin drejt Luksemburgut në orarin e përcaktuar, pasi punonjësit e kompanisë nuk pranuan të prisnin bileta për një pjesë të ekipit.

Sipas federatës, ekipi u paraqit në aeroportin e Vjenës 1 orë e gjysmë përpara fluturimit, ndërsa akuzohet kompania se ndërpreu veprimet në mënyrë të njëanshme. “Kombëtarja e Shqipërisë kishte programuar për t’u nisur sot (dje) nga Vjena për në Luksemburg, por nuk ka arritur të udhëtojë drejt destinacionit të saj. Skuadra është penguar nga procedurat e kompanisë ‘Lux Air’, e cila operon për këto udhëtime me kompaninë ‘Austrian Airlines’”, thuhet në deklaratën e FSHF-së.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend do të ndjek hapat ligjor për zhdëmtimin moral dhe financiar të shkaktuar nga kompania në fjalë. “Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë, FSHF do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për dëmtimin moral dhe financiar të shkaktuar nga kompania ajrore. Jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje”, vijon deklarata.

Article Logic
Execution time: 0.0040760040283203