INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indeksi i Bazelit për 2017: Shqipëria mes 15 vendeve me rrezikshmërinë më të lart për pastrimin e parave

Indeksi i Bazelit për 2017: Shqipëria mes 15 vendeve me rrezikshmërinë më të lart për pastrimin e parave

Publikuar më: 11:29 22-08-2017

Pastrimi i parave të pista sa vjen edhe po gjene më shumë terren në vendin tonë.

Sipas një studimi të institutit të Baselit në Zvicër, ku analizoi 146 shtete, Shqipëria paraqitet me një përkeqësim në indeks.

Nga 5.04 pikë që kishim një vit më parë këtë vit kemi shënuar një rritje duke regjistruar një pikëzim rreth 5.75pikë.

Edhe pse ka shënuar një përmirësim në rendje duke kaluar në vendin 85 nga vendi i 102, nuk është meritë e jona por e përkeqësimit të vendeve të tjera.

Sipas raportit në renditemi mes 15 vendeve të Evropës dhe Azisë qendrore për një rrezikshmëri të lartë.

Në këtë renditje bëjnë pjesë dhe vende të tjera të rajonit si Serbia dhe Bosnja Hercegovina ndërsa vendin e parë e mban Irani.

Tre vendet që ka reflektojnë një nivel të ulët të pastrimit të parave janë Finlanda, Lituania dhe Estonia.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541