INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indeksi i krimit, Shqipëria del nga zona e rrezikut

Indeksi i krimit, Shqipëria del nga zona e rrezikut

Publikuar më: 10:05 20-01-2018

Shqipëria del nga zona e rrezikut përsa i përket nivelit të krimit. Harta e indeksit të krimit e realizuar nga Numbeo, tregon se Tirana renditet në vendin e 211 nga 327 qytete të marra në studim. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e rrezikut të krimit, por gjithsesi mbetet te zonat jo të sigurta. Në hartë Tirana është shënuar me ngjyrë të verdhë, ndërkohë që një vit më parë ishte në zonën kuqe të rrezikut. Numbeo e klasifikon Shqipërinë si një vend të ekspozuar ndaj krimit me Index 39.47, ndërsa Indeksi i Sigurisë llogaritet në 60.53. më shqetësuese paraqitet situata e krimit këtë vit, në vendet fqinje të rajonit.

harta-indeksi.png

Në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë ndeksi i krimit përllogaritet 46.75, në Shkup, Maqedoni është 45.65, ndërsa në Serbi është më i ulët se në Shqipëri përkatësisht 36.95. Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit renditet Hondurasi, duke lënë në vend të dytë Venezuelën, e cila ka qenë kryesuese për shumë vite. Në Honduras, indeksi i krimit përllogaritet 85.18, ndërsa ai i sigurisë veçse 14.82. Dhe qyteti me indeksin më të ulët të krimit është Abu Dabi, i Emirateve të Bashkuara arabe me 13.63. Në kontinentin e Europës, Shqipëria renditet si vendi i 54 për nga kriminaliteti, ndërsa vendin e parë e mban Marseja, Franca, me indeksin 64.35. Më e “paqta” në Europë duket se është Zvicra, me indeksin e krimit 16.01, ndërsa atë të paqes 83.99.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338