INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indeksi i shëndetit. Shqipëria e fundit në rajon, kujdesi spitalor shumë i kushtueshëm[VIDEO]

Indeksi i shëndetit. Shqipëria e fundit në rajon, kujdesi spitalor shumë i kushtueshëm[VIDEO]

Publikuar më: 18:00 30-01-2018

Shqipëria renditet e 27-a nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2017.  Matjet e bëra nga Health Consumer Powerhouese tregojnë se vendi ynë paraqitet i fundit në rajon për këtë indeks, pas Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, dhe Serbisë. Kemi shënuar një përmirësim me 5 vende në krahasim me vitin e kaluar e megjithatë konfirmojnë se Shqipëria ka burime të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shërbimi shëndetësor të mirë ndaj konsumatorëve. Shqipëria vlerësohet me 596 pikë dhe shmang renditjen në vendin e fundit. Të pyetur për aksesin e shërbimeve, pacientët dhe organizatat e shëndetit konfirmuan versionin zyrtar të Ministrisë së kohët e pritjes janë problemi më i vogël. Shpjegimi i ministrisë ishte se shqiptarët shkojnë te doktori kur situata e tyre shëndetësore përkeqësohet". Por organizata e shëndetit, nuk e ka pritur mire këtë përgjigje zyrtare.  “ Kjo është të thjeshtosh problemin: Shqiptarët vizitojnë mjekun e kujdesit parësor dy herë më shpesh se suedezët”-thuhet në raport.  Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania, janë tre vendet në Europë që kanë një kujdes spitalor shumë të kushtueshëm ndaj pacientit . Kjo sipas raportit është tregues se sa më e lartë të jetë përqindja e kujdesit spitalor të pacientit, aq më e vjetruar është struktura e kujdesit shëndetësor. “Nëse holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë të shtrohen gjatë në spital, ata mund ta përballojnë këtë; Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria nuk munden! Ata duhet të marrin mbështetje profesionale për të ristrukturuar shërbimin e tyre shëndetësor!”-konstaton raporti.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381