“Happy Planet Index” është indeksi që mat shëndetin dhe lumturinë në mënyrë jo të izoluar, po përmes një standardi të ri dhe të artë për suksesin: qëndrueshmërinë, dhe së fundmi ka publikuar raportin e vitit 2016.
Formula e përcaktimit përbehet nga këto faktorë; jetëgjatësia e popullsisë, shpërndarjen e barabartë si dhe gjurmët ekologjikë të secilit vend.
Me anë të kësaj përllogaritje, vendet më të suksesshme janë ato në të cilin njerëzit jetojnë më gjatë dhe më të lumtur me kosto të ulëta mjedisore.
Nuk janë vendet e pasura të perëndimit, as vendet nordike të njohura për standardet e larta të jetesës, siç jemi mësuar t’i shohim rëndom në klasifikime. Indeksi rendit 140 vende ku në 10 vendet e para janë disa nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë së Paqësorit. Shqipëria renditet e trembëdhjeta në listën e 140 vendeve, me një gjatësi mesatare jete 77.3 vjet dhe tregues të tjerë si mirëqenia, barazi të ardhurash dhe sipërfaqe toke për frymë mbi mesataren.