INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indi, 80-vjeçarja shpallet kampione në qitje me pistoletë[VIDEO]

Indi, 80-vjeçarja shpallet kampione në qitje me pistoletë[VIDEO]

Publikuar më: 10:18 27-12-2017

Kur flasim për sporte si ai i qitjes kemi parasysh sportistë në moshë të re, të saktë dhe preçizë.

Por ja që ndonjëherë ka edhe përjashtime.

Çudia e rradhës këtë herë na vjen nga India, ku Parkashi Tomar, një gjyshe 80-vjeçare është bërë e famshme si qitëse profesioniste pasi ka fituar disa medalje në kompeticionet e qitjeve me pistoletë.

Si rezultat i suksesit që ka arritur, tani në Indi, Parkashi njihet dhe me pseudonimin “Gjyshja me pistoletë”.

Një një rrëfim për prestigjiozen “BBC”, Parkashi Tomar thotë se e ka nisur këtë sport në moshën 60-vjeçare, dhe për më shumë thotë se është stërvitur fshehurazi nga frika se mos e vinin në lojë për moshën që kishte.

Epo ja vlen që një gjyshe si Parkashi të konsiderohet si burim frymëzimi dhe motivimi.

aerlf_9023.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381