Një elefant ka bredhur rrugëve të qytetit të Siligurit së Indisë, duke shembur disa mure dhe shtëpi përgjatë rrugës, gjë që i detyroi banorët të largohen nga aty.
Qytetarët në ballkone dhe tarraca konfirmuan shqetësimin e tyre lidhur me makinat e parkuara dhe motoçikletat mbi të cilat kalonte elefanti i shfrenuar.
Elefanti e kishte humbur rrugën dhe pas kalimit të një lumi të vogël, kishte arritur deri në qytetin e Siliguri, në perëndim të Indisë.