Të paktën 22 viktima dhe dhjetra të plagosur është ky bilanci I një situate të pazakontë në Indi, ku një grumbull I madh njerëzish të mberthyer nga paniku në kërkim për ti shpëtuar shirave të rrëmbyeshëm kanë shtypur njëri tjetrin në një stacion hekurudhor në Mumbai. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për aksidentin i cili edhe një herë tregon problemet e mëdha të infrastrukturës në Indi e kritikuar shpeshhere për vjetërsinë e saj.