INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indi, zhduket avioni ushtarak me mbi 20 persona në bord

Indi, zhduket avioni ushtarak me mbi 20 persona në bord

Publikuar më: 13:17 22-07-2016

Një avion ushtarak indian me më shumë se 20 persona në bord është zhdukur në gjirin e Bengalit. Lajmi konfirmohet për BBC nga forcat ajrore të Indisë.

Avioni “Antonov-32” u ngrit në fluturim në orën 8 e 30 me kohën lokale dhe do të shkonte në arkipelagun e Andaman dhe Nicobar. Pritej që ulja të bëhej në orën 11 e 30, por nuk është ulur. Pas kësaj menjëherë kanë nisur kërkimet.

Një zëdhënës i marinës tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se avionët e mbikëqyrjes dhe anijet janë në kërkim të avionit të humbur.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045