Pa dyshim që ata u bënë dyshja më e dashur për publikun Indian po ashtu edhe shqiptar me serialin Bidaai.
Dhe ndonëse shumë vite kanë kaluar nga transmetimi i këtij seriali duket se Sadna dhe Alek kanë arritur ta mbajnë miqësinë e tyre të fortë.
Por, kjo duket se i ka shkaktuar mjaft probleme meodeles e cila tani ndodhet jo në pak telashe.
Dyshja janë bashkuar së fundmi për një set fotografik që ka ngjallur shumë polemika. Sara Khan është sulmuar dhe ofenduar keq nga fansat indian për faktin se është shfaqur me bikini për një reklamë pakistaneze.
"Të të vij turp. Ti s'je indiane. Ty të ka errësuar sytë paraja. O kurvë duhet të jesh e kënaqur që i shohim filmat e tu dhe merr para", janë disa nga komentet që i kanë bërë aktores e cila nuk u ka kthyer përgjigje.