INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indianët nuk heqin dorë! Pas problemit në anijen kozmike, nisen sërish për në polin jugor të Hënës

Indianët nuk heqin dorë! Pas problemit në anijen kozmike, nisen sërish për në polin jugor të Hënës

Publikuar më: 09:35 22-07-2019

India është e vendosur të nisë sot misionin e saj të dytë hënor një javë pasi anuloi planin për shkak të një problemi teknik.

‘’Chandrayaan-2’’ do niset sot rreth orës lokale 14:43, tregon agjencia hapësinore Isro.

Ndërsa shtoi se anija ishte gati të nisej për në hënë më e fortë se kurrë.

Agjencia hapësinore shpreson se misioni prej 150 milion dollarë do të jetë i pari që do të mbërrijë në polin jugor të Hënës.

Nisja e misionit më 15 korrik u ndal 56 minuta para afatit kohor të parashikuar pas një problemi teknik të vërejtur në sistemin e nisjes së automjetit.

Mediat indiane raportuan se bëhej fjalë për rrjedhje gaz helium në motorin e raketës.

Isro falenderoi njerëzit për mbështetjen e misionit përkundër vonesës.

isroo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223