INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indiani që trazoi institucionet, MEPJ i ndërpret mandatin si Konsull Nderi

Indiani që trazoi institucionet, MEPJ i ndërpret mandatin si Konsull Nderi

Publikuar më: 16:00 25-03-2019

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri me efekt të menjëhershëm për Nitin Sandesara, një nga vëllezërit indianë të akuzuar në Indi për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

Sipas Ministrisë, procedura e emërimit të z.Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019.
Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.
Sa i takon dhënies së nënshtetësisë shqiptare dhe pajisjes me pasaportë shqiptare të z. Sandesara, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë apo është në kompetencat e këtij institucioni.

Disa ditë më parë, u bë e ditur se dy shtetat indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara, të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, kanë hapur biznese në Shqipëri, kryesisht investime në jug të vendit.
Përgjatë viteve 2008-2011ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e një një prej kompanive në pronësi të tyre por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.
Pasi ky fakt u zbulua, pati disa përplasje mes Presidencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi dhënien e shtëtësisë shqiptare për dy vëllezërit.
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se propozimi ka ardhur nga Ministria e Mjedisit, por Blendi Klosi shprehet se do ta sqarojë në një moment të dytë situatën. Po ashtu dhe ish-ministri Ditmir Bushati është shprehur se për dhënien e titullit Konsull Nderi për një prej tyre janë pyetur dhe institucionet përkatëse.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877