INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Industri e vështirë: Bebe Rexha rrëfen ngacmimin e çuditshëm seksual nga producenti!

Industri e vështirë: Bebe Rexha rrëfen ngacmimin e çuditshëm seksual nga producenti!

Publikuar më: 13:12 31-05-2016

Bebe Rexha po merr gjithmonë e më shumë vëmendje më mediat britanike.

E cilësuar si artistja femër më e mirë që ka dalë aktualisht nga Shtetet e Bashkuara, mediat britanike duket se kërkojnë gjithmonë e më shumë nga ajo. Bukuroshja 27 vjeçare ka dhënë një intervistë të gjatë për Evening Standard ku ka rrëfyer vështirësitë e shumta për të mbërritur këtu ku është. Ylli i hitit "No Broken Hearts" thotë se kurrë nuk ka patur një jetë sociale, s’ka shkuar në mbrëmjen e maturës apo nëpër takime sepse gjithçka për të cilën mendonte ishte muzika. Bebe shton gjithashtu se ka marrë shumë ngacmime nga meshkujt në këtë industri që fillimisht nuk dinte t’i përballonte pasi nuk ishte ballafaquar me këtë pjesë të jetës. Rrëfimi i artistes me origjinë shqiptare vijon me deklarata sa të forta, aq edhe shqetësuese, pasi tregon se i ka rastisur që në studio “producenti t’i marrë këmbën dhe përpiqej t’i bënte masazh”. Një industri e çmendur ku në qoftë se nuk ke krijuar një hit, nuk ka dashuri dhe as mbështetje, vetëm “masazhe këmbësh”.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717