INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Industria e Call Center në botë / 3.8 milionë njerëz të punësuar

Publikuar më: 19:06 12-12-2016

Por pse është e rëndësishme industria e Call Center? Ajo numëron 3.8 milionë njerëz të punësuar në mbarë botën. Në disa vende si Bullgaria, Serbia dhe Rusia fitimet arrijnë në shifra mbresëlënëse. Dhe sigurisht ka edhe funksionin e parë për të cilin u krijua atë të informimit për paketat e ndryshme në disa gjuhë të botës.

Industria Call Center në botë numëron 35,500 qendra që kanë punësuar 3.8 milionë njerëz. Ajo po kalon në tranzicion teksa konsumatorët vazhdojnë të përdorin mundësitë e vetëshërbimit. Por, ka ende një përqindje të madhe të popullsisë që vazhdon të mbështetet në call center për të përmbushur nevojat e tyre. Sipas treguesit për Qendrën Europiane të Kontaktit që përfshiu 30 vende të Eurpoës, ka pasur një rritje 5.7% nga një studim i vitit 2013, dhe se  punësimi në qendrën e kontaktit u rrit me 3.6% në vitin 2014. Por ka edhe raste negative si psh Austria, që ka përjetuar rritje negative në -2%, ndërsa Bullgaria, Rusia dhe Serbia siguruan një fitim mbresëlënës prej 19%.

Përvec gjuhës italiane këto kompani operojnë edhe në gjuhë të tjera si psh: anglisht, gjermanisht, spanjisht apo greqisht. Numri disproporcional i aktiviteteve nxjerr në dukje atë që tregu po kërkon në këtë rajon, shërbimet po përdoren nga disa industri të ndryshme ku ‘udhëheqin’ aktivitetet e Teknologjia e Informimit dhe Kompjuterike dhe të mediave, ndjekur nga financa, shërbimet profesionale, shitjet me pakicë, shërbimet publike, shërbimet dhe prodhimi.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949